Statusi i ushqyerjes së fëmijëve është përmirësuar gjatë këtyre 5 viteve të fundit. Megjithatë, fëmijët ende hasin probleme të shumta me ushqyerjen, ku ndër të tjera përfshihen norma të larta të mbiushqyerjes, pabarazi ndërmjet situatës së shëndetit dhe statusit të të ushqyerit dhe mungesa të theksuara në mikronutriente. Anemia (një nga sëmundjet kryesore të shkaktuara nga kequshqyerja, veçanërisht tek fëmijët e vegjël) është më e dukshme në zonat rurale sesa në zonat urbane, dhe kyesisht tek fëmijët e nënave me nivel të ulët edukimi dhe familjet e varfëra. Përpilimi dhe implementimi i ndërhyrjeve ndërsektoriale, të cilat adresojnë problemin e kequshqyerjes dhe mungesën ushqimore tek familjet, është një komponent i rëndësishëm i programit aktual për ushqyerjen. Përfshirja e komunitetit dhe e aktorëve lokalë, do të ndihmojë për të mbështetur vlefshmërinë e planeve të ndërhyrjes, do të ndihmojë në mobilizimin efektiv të komunitetit si dhe do të kontribuojë në qëndrueshmërinë e këtyre ndërhyrjeve. Në këtë kontekst, UNICEF, ËHO, FAO në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare janë duke implementuar një Program të Përbashkët.