Qëllimi i këtij botimi, është të tregojë në mënyrë shumë të përmbledhur disa tregues kryesorë për një nga komponentët e teknologjisë që është Mbrojtja e Bimëve nga parazitët. Zona e Zadrimës dhe më gjerë, ka kushte shumë të favorshme për kultivimin me sukses të kulturave bujqësore dhe veçanërisht të patates, bostanoreve e të tjera perime të hershme, vreshtave, frutikulturës, etj. Falë kushteve shumë të favorshme klimatikotokësore, kjo zonë është e dalluar për produktet e këtyre fermave. Prandaj, ne jemi munduar që me këtë material të japim në formë shumë të shkurtuar disa tregues mbi nevojën e bimëve për t’u mbrojtur nga sëmundjet dhe dëmtuesit e tyre (parazitët).