
Ky publikim është ideuar dhe realizuar falë kontributit dhe bashkëpunimit të çmuar të të gjithë partnerëve të projektit IPA Adriatic CBC Programme BWS, me qëllim që të trajtohen më gjerësisht disa tematika specifike në lidhje me mjedisin.
Mendojmë se edukimi dhe ndërgjegjësimi i brezave të tanishëm dhe të ardhshëm mbi gjithçka që ka të bëjë me zhvillimin e qëndrueshëm dhe grumbullimin e diferencuar të mbeturinave luan një rol strategjik.
Është shumë e rëndësishme që të gjithë të kuptojnë se mbeturinat mund të grumbullohen dhe diferencohen sipas llojit të materialeve nga të cilat përbëhen, por mbi të gjitha mund të riciklohen, pra si përfundim mund të përdoren përsëri.
Kjo gjë mund të na ofrojë një ndërgjegjësim të qëndrueshem mjedisor, duke shmangur krijimin e pikave të grumbullimit të mbeturinave dhe varfërimin e lëndëve të para, që siç e dimë nuk janë të pafunda.
Jemi të sigurt se respektimi i disa rregullave të vogla ‘të dobishme’ ditë për ditë ndihmon në ruajtjen dhe vlerësimin e mjedisit ku jetojmë (diferencimi, vetëkompostimi, përdorimi i sendeve më shumë se një herë, etj…)
Falë të gjithëve, mbeturinat mund të shndërrohen vërtet nga Problem në Burim.