QËLLIMI I KËTIJ MATERIALI, është të tregojë në mënyrë shumë të përmbledhur disa tregues kryesorë për një nga komponentët më të rëndësishëm për fermerët që është organizimi i tyre në Grupe/Kooperativa Bujqësore të tipit Europian. Zona e Zadrimës dhe më gjerë, ka kushte shumë të favorshme për kultivimin me sukses të kulturave bujqësore dhe veçanërisht të perimeve të hershme si: patates, bostanoreve e shumë perime të tjera të hershme, vreshtave, frutikulturës, etj. Falë kushteve shumë të favorshme klimatiko-tokësore, kjo zonë është e dalluar për produktet e këtyre llojeve dhe me kërkesa të veçanta në treg. Prandaj është menduar që me këtë fletëpalosje po japim në formë shumë të shkurtuar disa tregues mbi nevojën e organizimit të fermerëve dhe hapat që ata duhet të ndjekin.