
Qëllimi i kësaj fletëpalosjeje, është që t’u tregojë fermerëve, në mënyrë shumë të përmbledhur disa nga treguesit më kryesorë për një nga komponentët e teknologjisë që është Vjelja e Perimeve dhe e Pemëve Frutore, Përgatitja e tyre për Tregtim dhe vetë procesi i Tregtimit. Prodhimi i perimeve dhe i frutave në zonën e Zadrimës zë një vend të rëndësishëm. Kjo pasi kushtet agro-klimaterike janë shumë të favorshme për kultivimin me sukses të tyre. Prandaj në këtë fletëpalosje, po jepet një informacion i reduktuar rreth domosdoshmërisë së organizimit të punës së vjeljes dhe të tregtimit të produkteve bujqësore dhe tregtimin e tyre sipas standardeve bashkëkohore.