Konteksti: Kjo Thirrje për Aplikime (CFP) zhvillohet në kuadër të projektit “Zhvillimit Rajonal permes Turizmit ne zonat malore veriore te Shqiperise”, financuar nga KZE – Renovabis dhe zbatuar nga Fondacioni “Partneritet per Zhvillim”ne partneritet me Diocesen e SAPES. Qëllimi i projektit është rritja e mundësive të gjenerimit të të ardhurave dhe rivitalizimi i jetës ekonomike dhe sociale të komuniteteve që jetojnë në zonat e malore të Dioqezës SAPA nëpërmjet shfrytëzimit të resurseve turistike qe ofron ky teritor. Kjo thirrje ka per objektiv mbështetjen e projekteve në shkallë të vogël dhe konkrete të te grupeve rinore informale ose individëve të rinj duke u përqendruar në start-up dhe/ose zhvillimin e sipërmarrjes dhe aktiviteteve të vetë-punësimit në Turizem.
Fushat Prioritare: Ne kuader te komponentit te granteve te parashikuar ne projekt per vitin 2023, nepermjet kesaj thirrje ftojme te rinjte te paraqesin projekt propozime per inisjativa biznesi ne sherbime turizmi sipas kushteve te poshte shenuara:
- Zhvillimin e produkteve tradicionale dhe lokale per turizem;
- Permiresim struktura pritese per zhvillimin e Turizmit;
- Aktivitete Artizanati per Turizem.
Madhësia e granteve: Çdo grant i kërkuar sipas kësaj thirrjeje për konkurs duhet të jetë ndërmjet shumave minimale dhe maksimale të mëposhtme:
- Shuma minimale: ska minimum,
- Shuma maksimale e pjeses grant: 570 000lek. (80%)
- shuma e kontributit nga perfituesi duhet te jete jo me pak se 20% (mbi pjesen e grantit).
Raporti i Mbështetjes finaciare duhet te jete 80% nga grant dhe 20% nga kontributi i perfituesit. Rritja e kontributit nga perfituesi eshte nje vlere e shtuar ne procesin e vleresimit dhe perzgjedhjes. Ju lutemi vini re, kontributet në natyrë nuk konsiderohen si kosto të pranueshme.
Subjektet e pranueshme: Për të pasur akses në fondet e ofruara nga Projekti, aplikantët duhet të përmbushin kriteret e treguara më poshtë (“kushtet e detyrueshme”):
- të jetë një individ i ri (18-40 vjeç, në momentin e aplikimit), ose një grup të rinjsh joformal (maksimumi 4 individë të rinj);
- të jetë banore në zonat e synuara sipas destinacjoneve turistike te pershkruara me lart:
- Grantet jane te destinuara per zhvillimin e bizneseve familjare ne fazen startup si dhe iniciativa te sapo nisura per ti zhvilluar.
Aplikuesi duhet ta plotesojne keto kushte
- Aplikuesi duhet te kontribojne ne vlere jo me pak se 20% te kostos totale te investimit;
- Aplikuesi duhet të veprojë i vetëm. Bashkë-aplikuesit/subjektet e lidhura me të/bashkëpunëtorët nuk mund të marrin pjesë në Projekt.
- Për aplikimet nga grupet e të rinjve në projekt duhet të identifikohet një udhëheqës grupi, por në rast së fitojnë, Marrëveshjen e Financimit e nënshkruajnë të gjithë anëtarët.
Per me shume detaje rreth thirrjes shikoni udhezuesin dhe formalaret e apllikimit qe gjendej ketu me poshte:
Afati dhe menyra e dorezimit te aplikimeve:
- Afati i dorezimit te aplikimeve eshte: 12 Qershor, ora 16:00
- Te gjitha aplikimet duhet te dergohen me email ne adresen: foundationpfd@yahoo.com