
Fondacioni “Partneritet Per Zhvillim” NJOFTON se me date 20 Shkurt 2015 ora 10:00 am pranë Hotel Tirana International salla “Consortium” organizon:
Konkursin “ Ideja Juaj Inovative”
Konkursi “Idea Juaj Inovative” do të organizohet në kuadër të implementimit të Projektit NEXT- të programit IPA-CBC Adriatik, “Platforma bashkëpunuese në mbështetje të kërkimit dhe të transferimit të Teknologjisë Innovative” nga Fondacioni “Partneritet për Zhvillim” (PfD) në bashkëpunim me Agjensine e Kerkimit Teknologjise dhe Inovacionit
13 idetë inovative të cilat janë përzgjedhur për tu futur në konkurim do Ju befasojnë për gjetjet e realizuara dhe zgjidhjet që ofojnë. Këto ide do të vlerësohen nga një Juri e përbërë nga Institucione shqiptare dhe partnerët e projektit NEXT.